STOP – EMISIONI 178 (SEZONI 2)

Kuarteti i grave socialiste në kongres
Partia socialiste zhvilloi kongresin elektoral në Durrës, ku vu re nisja me disa nga gratë e suksesshme ministre, si Milva Ekonomi, Olta Xhacka dhe Ogerta Manastirliu. Një qytetar u ndalua nga policia dhe ndaj tij nisën hetimet, pasi u kap duke vjedhur në kazanët e mbeturinave në zonën e liqenit.

Saga e gardistit të burgut të Peqinit, që jeton në Tiranë.
Agim Allgjataj, banues në Allgjataj të Tiranës, tregon për “Stop” sagën, që duhet të përshkojë, për të shkuar në punë, në burgun e Peqinit.4 kilometra në këmbë, për të dalë në Ndroq. Më pas i duhet të bëjë me segmente disa autostope, për të mbërritur në Peqin. Agimi tregon, se këtë kalvar, duhet ta bëjë dy herë në javë, ndërsa pagën modeste prej 370 mijë lekësh të vjetra duhet ta ndajë mes shpenzimeve të udhëtimit dhe një banese mjerane, që ka marrë me qira në Peqin, së bashku me një koleg. Në këtë punë, Agimi ka plot 17 vjet.

2 herë në javë bën autostop në rrugën e Ndroqit për të arritur në destinacion në vendin e punës.

Agim Allgjataj (gardisti)

Ngrihem në mëngjes, në orën 7:00 dhe në orën 9:00 dal nga shtëpia. Bëj 4 -5 km rrugë në këmbë dhe më pas, ngre dorën autobusit të Ndroqit, shkoj deri në fshatin Zhuraj. Më pas nga fshati Zhuraj marr çfarë makina të rastit të dalin për në Durrës, apo Shijak varet si janë makinat. Më pas duhet të shkoj në Bisht të Zhurit dhe nga aty në Peqin. I bije të bëj 4-5 stacione në ditë.

Gardisit rrëfen peripecitë që i duhet të bëjë për të shkuar në vendin e punës si në kohë më diell ashtu dhe në kohë me shi.

I pyetur nga gazetarja e emisionit “Stop”, se mos ndoshta duhet të ishte shteti që duhet të siguronte transportin, gardisti thotë se: “Po shteti duhet të sigurojë transportin, pasi ne nuk kemi mundësi. Të vish nga Tirana dhe të punosh në Peqin” është një tmerr i vërtetë”.

Sipas Agimit përveç transporti ata gardistë nuk  kanë dhe armë brezi e cilat i takon me ligj si ushtarak.

Si burg jemi të çarmatosur dhe nuk kemi as armën e brezit që na takon me ligj si ushtarak, të punosh me kriminelët vjen tjetri dhe të vendos rrotën e makinës në grykë.

Vlera monetare shkon 3500 lekë të vjetra dhe 3500 të kthehesh, shkon 7 00o mijë lekë të vjetra. Rroga është 350 mijë lekë të vjetra dhe gati mbi 60 mijë lek të vjetra ikën rruga, gjithashtu paguaj dhe qiranë, 30 mijë lek të vjetra.

Kalojmë shumë peripeci, strese dhe të shkosh të punosh 8 orë në këmbë, kalojmë shumë vuajtje ne gardianë dhe gjithë sakrifica jonë nuk shpërblehet, ne jetojmë si kafshë.

Pas shumë ndalesash dhe peripecish, gardisti tregon dhe banesën e tij të cilën e paguan vetë çdo muaj. Kam dhe një shok po kemi nga një dhomë më vete.

Ai rrëfen se vetëm nga Tirana janë 30 punonjës burgjesh që kanë marrë shtëpi me qira. Ka nga punonjës nga qyteti i Gramshit, Mirdita që jetojnë në shtëpi me qira.

Unë e kam marrë parasysh, le të bëhem dhe kurban që nesë, por në po vuajmë shumë. I them këtij drejtori që është tani se po bën një krim dhe të vendosë dorën në zemër, se kemi familje, shkojmë në burg në punë ke presion nga të dënuarit, por dhe oficerët, pasi nga kërkojnë raport –shërbimi, Sa ulem në stol thotë pse uleni. Një maskaradë e paparë.

Por nuk është vetëm gardisti Agim Allgjataj ai që kalon këto vështirësi dhe punon në kushte të këqija. Një tjetër gardian nga qyteti i Beratit, rrëfen sagën e vështirëve që duhet të bëjë për të shkuar në punë.

Vi nga qyteti Beratit dhe ngrihem që në 4: 00 të mëngjesit, për të ndenjur 8 orë në punë në këmbë dhe më pas për të ikur. Gjithë dita ikën, hip e zbrit nëpër automjete. Kam filluar punë në 2003 në burgun e Peqinit me pas në 2009 kam ikur në paraburgimin e Beratit dhe në mars të vitit 2014 kam ardhur përsëri këtu. Gjithë lekët ikin bileta, benzinë motori.

Gazetarja e pyet dhe për uniformën e punës dhe gardiani tregon se ka 9 vite që mban të njëjtën uniformë!

Sarandë, leja abuzive e ndërtimit dhe shkejet e bashkisë.
Pak kohë më parë, “Stop” transmetoi një problem nga qyteti i Sarandës.Në vitin 2016, një firmë ndërtimi i kërkoi bashkisë së Sarandës, shtyrjen e lejes së marrë në vitin 2010, por bashkia nuk ia miratoi atë. Subjekti e fitoi të drejtën në Gjykatën Administrative dhe bashkia e Sarandës, nuk e apeloi këtë vendim.Pas shumë përpjekjeve, bashkia i përgjigjet emisionit “Stop”, se nuk është e detyruar të apelojë cdo vendim. Për më tepër, sipas saj, vendimi për shtyrjen e lejes, nuk ishte kundër interesave të bashkisë…Por institucioni i drejtuar nga Floriana Koka nuk shpjegon, se pse nuk e miratoi shtyrjen e lejes që në fillim, duke përdorur të njëjtën logjikë të interesit.Nga ana tjetër, sic kishte argumentuar emisioni “Stop”, Gjykata adminstrative e Apelit pezulloi lejen problematike.

Subjekti ndërtues “A.E.S” shpk është pajisur me leje ndërtimi, sipas vendimit të K.RR.T-së së bashkisë numër 3/1, më datë 06.12.2010 dhe kërkoi shtyrje të afatit, por bashkia e Sarandës nuk e miratoi. Ndaj ky subjekt iu drejtua Gjykatës Administrative të Gjirokastrës, ku e fitoi të drejtën e shtyrjes së afatit për lejen e ndërtimit, për në datë 10.02.2017.

Pronari- Bashkia më ktheu përgjigje negative, unë e hodha në gjykatë. Në rregull, më dha të drejtë gjykata.

Gazetari – E rrëzoi gjykata vendimin e bashkisë?

Pronari – Po.

Gazetari – E shkallës së parë është ajo?

Pronari – Po, po! Shkalla e parë.

Gazetari – Ka marrë formë të prerë. Jo, ideja është që që kur merr formë të prerë nuk e apelon institucioni.

Pronari – Nuk e apeloi…

Gazetari i emisionit “STOP” iu drejtua bashkisë së Sarandës për të komunikuar me kryetaren e saj, Floriana Kokën.  

Gazetari – Jemi për një problem të vogël këtu.

Kryetarja – Çfarë problemi është?

Gazetari – Me një leje që nuk e keni dhënë.

Kryetarja – Vetëm emrin e subjektit që ka kërkuar leje, që ta verifikojmë në urbanistikë. Ndërkohë unë kam një takim me një drejtoreshë të rëndësishme.

Gazetari – Pastaj më vonë?

Kryetarja – Po, më vonë do flasim.

Gazetari – Nga ora 11?

Kryetarja – Jo, më vonë.

Kryetarja – Deri nga ora 1besoj do jem e angazhuar.

Në orën 13:00 gazetari u rikthye në bashkinë e Sarandës dhe ja çfarë përgjigje mori.

Sekretarja – Nuk mund t’ju presë sot…

Gazetari – Sot.

Sekretarja – Do t’ju kthejë përgjigje tha…

Gazetari – Pse ka diçka për të fshehur? Ajo tha në orën 1 pra. Do pres kryetaren, ashtu siç më tha.

Roja – Çohu tani!

Gazetari – Nuk çohem.

Roja – Unë kam një urdhër, të lutem vazhdo tani!

Gazetari – Ku e ke urdhrin? Ma jep me shkrim!

Më pas, çuditërisht kryetarja gjeti kohë për gazetarin.

Gazetari – Erdha si njeri në mëngjes. Më the kam aktivitet. Erdhëm në 1, bëmë kërkesë.

Kryetarja – Si drejtuese e institucionit , që në bashkëpunim me drejtoritë, jo vetëm të urbanistikës, por edhe drejtorinë juridike, mund ta verifikoj rastin.

Gazetari – Ja e keni këtu, mund ta verifikoni.

Kryetarja – Por nuk është një gjë që bëhet brenda ditës.

Gazetari – Po bëhet, pse jo?

Kryetarja – Nuk bëhet, i dashuri im, se ka ca afate ligjore.

Gazetari – Tani kjo ka ikur, është fakt sepse lejen ai e ka marrë, e ka vënë në tabelë.

Kryetarja – Ti nuk mund të hamendësosh. Këtë nuk e bën dot!

Gazetari – Jo, me prova.

Kryetarja – Me prova do t’i japësh. Unë mbaj përgjegjësi për firmën që hedh dhe për dokumentat që nxjerr. Të jap mundësinë ta bësh punën tënde.

Gazetari – Unë dua ta bëj punën time, po dua ta bëj ashtu siç është, pa e shtrembëruar.

Kryetarja – Absolutisht po!

Gazetari – Siç është. Vetëm këtë vendim, pse nuk është apeluar?

Pas komunikimit me kryetaren e bashkisë së Sarandës, Floriana Kokën, për arsyen se pse nuk është apeluar vendimi i Gjykatës Administrative i Shkallës së Parë, përgjigjia erdhi më datë 24.03.2017, ku thuhet se jo çdo vendim i Gjykatës Administrative mund të apelohet sepse në këtë rast disponimi që është bërë për këtë vendim nuk cënon aspak interesat e institucionit.

Por meqënëse nuk cënohen interesat e bashkisë, pse nuk është miratuar këtë kërkesë që në fillim kur e ka kërkuar subjekti?  Gazetari i emisionit “STOP” shkoi sërish në bashkinë e Sarandës për të marrë përgjigjen e kësaj pyetjeje.

Zëdhënësi – Do të ishte e domosdoshme bërja e kësaj kërkesës.

Gazetari – Po pse?

Zëdhënësi – Kështu funksionon institucioni…

Gazetari – Jo, se është mungesë transparence.

Zëdhënësi – Jo, nuk është mungesë transparence sepse nuk po të thotë dikush ik se nuk të japim përgjigje.

Gazetari – Në fund të ditës të presim, është e sigurtë që do ta marrim prononcimin?

Zëdhënësi – Tani është e sigurtë, unë po ta them.

Gazetari – Pastaj do dalësh ti gënjeshtar.

Zëdhënësi – Jo, unë nuk jam duke gënjyer.

Pas 4 orësh…

Gazetari – E merr e njofton edhe një herë se 4 ora. Nuk ka argumenta ajo përgjigje. Ma jep ti, pa e lexuar.

Zëdhënësi – Ti s’e ke hapur akoma.

Gazetari – E kam këtu…

Zëdhënësi – Jo, jo! Hape lexoje. Mirupafshim!

Gazetari – Zotëri! Paguhesh për këtë ti. The për intervistë më parë.

Pra edhe këtë herë nuk u mundësua një përgjigje në Bashkinë e Sarandës, por erdhi në një shkresë më shkrim, ku thuhej sërish se nuk janë cënuar interesat e institucionit.

Çështja shkoi në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë dhe më datë 27.04.2017 trupi gjykues,  i kryesuar nga Artur Malaj dhe anëtare Fjoralba Prifti dhe Blerona Hasa, vendosi pezullimin e aktit administrativ, pra lejen e shtyrjes të dhënë nga bashkia e Sarandës.

Bashkia Sarandë tanimë duhet ta pranojë që e kishte gabim…

Të Fundit