STOP – EMISIONI 135 (SEZONI 2)

Radio-stacioni i Cërrikut, një kullotë delesh që paguan qira në TVSH…?!
Sot ishte e enjtja e seancave parlamentare, por salla e Kuvendit ishte gjysmë bosh. Deputetët e opozitës edhe sot u mblodhën në atë, që e quajnë “cadra e lirisë”. Një endacak në Durrës gëzon sa herë afrohen zgjedhjet, por në fund as ai nuk sheh shpresë dhe bën thirrje, për të ikur nga Shqipëria. Radiostacioni i Cërrikut, që dikur shërbente për të shëprndarë zërin e propagandës komuniste, sot është kthyer në një kullotë bagëtish.Pronari i saj thotë, se i paguan qira vjetore TVSH-së, që delet e tij të kullotin të qeta…?!

Bilisht, lapsusi i gjendjes civile, që i rrezikoi familjes Haxhija lotarinë amerikane.
Aurel Haxhija nga Bilishti tregon, se ai dhe familja e tij u gëzuan shumë, kur u shpallën fitues të lotarisë amerikane. Por një ngatërresë e mbiemrave në gjendjen civile të Bilishtit i rrezikoi gjithcka. Kryetari i Bashkisë së Devollit Bledian Nallbati thotë, se është në dijeni të problemit,por nuk mund të bëhet asgjë pa konfirmim nga Tirana. Drejtori i Tiranës Bledar Doracaj, pas këmbënguljes së “Stop” zgjidh problemin e familjes haxhija, që për pak i kushtoi dokumentat e lotarisë amerikane.

Vlorë, projekti i transballkanikes, qytetarët një vit pa paratë e dëmshpërblimit.
Agron Beqaraj, një qytetar nga Vlora, ankohet në “Stop” , se nuk është dëmshpërblyer nga shembjet e bëra në emër të rrugës transballkanike. Ai thotë, se shuma e caktuar është qesharake, por as atë nuk e ka marrë, pavarësisht, se ekziston një vendim qeverie i datës 04.05.2016.

Unë jam një ndër ata banorët, që do të dëmshpërbleheshim për shembjet e rrugës transballkanike. Unë ende nuk jam shpronësuar dhe u bënë gati dhjetë muaj. Kërkoj zbatimin e VKM-së, asgjë më tepër. Është një çmim qesharak për banorët, rreth 23 milion lekë të vjetra. 

Po ju jeni shumë larg rrugës, përse ju kanë futur në këtë VKM?
Sepse kjo është një tarracë, objekt i madh siç e kanë përcaktuar vetë ata. Objekti nuk mban më sepse i janë hequr tre kolonat e para. Objekti tani është në rrezik shembje. 

A ka banorë të tjerë që nuk janë dëmshpërblyer apo vetëm ju jeni? 
Po ka edhe të tjerë. Duhet të kishin dhënë lekët më përpara se të prishnin shtëpitë. Unë jam një shtetas shqiptar dhe kërkoj të zbatohet ligji i shtetit shqiptar.”  

Gazetarja e “STOP” i kërkoi një takim kryetarit të Bashkisë Vlorë, Dritan Leli, për të kuptuar më qartë se çfarë po ndodh me këta qytetarë dhe me vendimin e qeverisë për dëmshpërblimin e tyre, por ai nuk denjoi t’i kthej asnjë përgjigje.

Elona Hoda nga kabineti i Bashkisë së Vlorës thotë, se ka zgjatur procedura, por brenda 10 ditësh zotëria do të marrë paratë.

Në zbatim të VKM-së maksimumi dhjetë ditë domethënë është vetëm procedura e më pas i kalojnë lekët në llogari bankare.”

Lajm i mirë që do të merren lekët, por pse gjithë kjo vonesë?
Ka qenë thjesht procedurë asgjë tjetër, thjesht jemi brenda ligjit, brenda rregullave.

Kjo procedurë ku ka ngecur tek ju, në kryeministri apo në ndonjë dikaster tjetër?
Tek të gjitha. Mjafton që ne kemi një bashkëpunim me njëri – tjetrin, pastaj çdo gjë është drejt fundit. 

Të Fundit