STOP – EMISIONI 46

Tension ndaj Blushit në Elbasan, dhe socialiste vs demokratë!

Takimi i PS-së të premten në Elbasan u shoqërua me tension, kur në sallë hyri e më pas mori fjalën deputeti Ben Blushi. Nga nguti për të mbyllur shpejt takimin, Edi Ramës iu hoq zëri në fund të fjalës. Një socialiste në Vlorë ka deklaruar para kamerave, se edhe pa bukë të mbetet, do të votojë PS-në. Por një demokrat në Fushë-Krujë shprehet i penduar që shkolloi fëmijët, të cilët sot janë pa punë.Të paktën sot do të kishte lekë për bukë.

 

Sërish ryshfet për OSHEE-në!

Në qendër të kësaj pjese të programit është realizimi i kameras së fshehtë me punonjësit e OSHEE-së. Një qytetar i është drejtuar emisionit “Stop” për probleme me këtë institucion. Pasi blen vetë të gjithë aksesorët e duhur për rilidhjen e energjisë, qytetari detyrohet të paguajë edhe një shumë të konsiderueshme parash në formë ryshfeti për punonjësit e OSHEE-së dhe shefat.

 

Përmbytje dhe rrugë në mëshirë të fatit!

Në këtë pjesë të emisionit shfaqen video nga përmbytjet e fundit në zona të ndryshme të vendit. Një fat të ngjashëm ka edhe rruga me emrin e të madhit “Mentor Xhemali”.

 

Të Fundit