“Shërbim cilësor, ekspertizë e avancuar dhe kujdes i barabartë për çdo qytetar, kudo që jeton!  Sot duam të ndajmë me ju rrëfimin frymëzues të 99 vjeçarit Qemal Isufaj, i cili pak ditë më parë u paraqit në gjendje të rëndë, për t’iu nënshtruar Angiografisë Cerebrale në tru, në Spitalin Memorial Fier.

Falë profesionalizmit dhe përkushtimit të ekipit mjekësor, u realizua me sukses stentimi i arteries karotide të djathtë, një ndërhyrje delikate dhe e rëndësishme, e kryer për herë të parë në një spital publik në vend.”, shkruan ministrja Evis Sala, e cila falenderon çdo pacient që beson dhe mbështetet tek profesionalizmi i bluzave të bardha si dhe shpreh “Mirënjohje çdo mjeku e infermieri që shërben me përulje e devotshmëri në çdo strukrurë shëndetësore në vend 🇦🇱!”