8 Marsi/ Marshim-protestë para Kryeministrisë, gratë kërkojnë të drejta të barabarta me burrat

Një marshim-protestë është zhvilluar sot para Kryeministrisë nga grupime aktivistesh, ndërsa shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas.

Aktivistët bënë thirrje që t’i jepet fund shtypjes, duke brohoritur në kor fjalët “8 mars është çdo ditë!”. Ato bënë thirrje për barazi mes grave dhe burrave, duke kërkuar mes të tjerash barazi edhe në paga.

Gresa Hasa, aktiviste e “Kolektivit Feminist” deklaroi se shteti i ka braktisur gratë dhe zgjidhja e vetme është solidariteti i tyre me njëra tjetrën përmes përpjekjesh dhe angazhimit.

8 Marsi është ditë simbolike. Ne sot jemi mbledhur për të ngritur zërin për gjithçka që nuk shkon në vendin tonë. Gratë preken drejtpërdrejtë. Jemi këtu për ta bërë të dukshme pozitën tonë në shoqëri. Këtu është kolektivi feminist, LGBT, shoqata për të drejtat e romëve.

Ndërkaq një instalacion me këpucë dhe çizme të kuqe është vendosur në qendër të Tiranës,  si simbol të grave që kanë mbetur viktima të krimit në familje.

Të Fundit