7 milionë lekë për shkallën e zjarrfikëses, mbeten në burg zyrtarët e Durrësit

Gjykata ka lënë në fuqi masat  e prokurorisë për 8 të akuzuarit lidhur me abuzime në tenderin 7 milionë lekëve për shkallën e zjarrfikëses në Bashkinë e Durrësit, mes të cilëve 6 zyrtarë.

Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura është vendosur “arrest në burg” për shtetasit: Patriot Beqaraj, Gjergj Markola, Indrit Matmuja, Adriatik Velaj, Muhamed Likaxhiu, Artan Taho, Riza Sulaj, Albion Bushi; “arrest në shtëpi” për shtetasen Lulzime Rami dhe “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për shtetasen Elona Rami.

Personat e arrestuar kanë pretenduar se nuk kanë lidhje me këtë tender dhe se kanë kryer vetëm detyrën.  Sipas SPAK, këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë manipuluar garën për tenderin me vlerë të fondit limit prej 7 083 000 lekë në periudhën Maj-qershor 2020 për blerje autoshkalle për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimin.

Të Fundit