Një 36-vjeçar është arrestuar pasi po transportonte në drejtim të Kukësit, kundrejt pagesës 600 euro për person, 12 emigrantë që synonin të kalonin në mënyrë të paligjshme, kufirin me Kosovën.
Ata po hetohen në gjendje të lirë.
Ndërkohë 2 celularë dhe automjeti i përdorur për transportimin e emigrantëve është sekuestruar.
“Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në Fushë Krujë, duke transportuar me 1 automjet, nga Saranda në drejtim të Kukësit, kundrejt pagesës 600 euro për person, 12 emigrantë që kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në Shqipëri dhe synonin të kalonin po në mënyrë të paligjshme, kufirin me Kosovën, me destinacion final vendet e BE-së,” – thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.