581 vjet nga Besëlidhja e Lezhës, zbulohet shtatorja e re e Skënderbeut

Me rastin e Besëlidhjes së Lezhës sot është zbuluar shtatorja e re e Gjergj Kastriotit-Skënderbeu përballë vendvarrimit të tij në Lezhë.

Sot festohet momenti historik ku shqiptarët para 581 viteve ranë në një mendje. Të pranishëm në ceremoni ishin Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe Kreu I BDI-së në Maqedoninë e e Veriut, Ali Ahmeti.

“Sot pas më shumë se 5 shekujsh, historia na mëson se uniteti kombëtar nuk është thjesht një koncept i së kaluarës, por një domosdomshmëri për të tashmen dhe të ardhmen tonë. Ashtu si në vitin 1944, edhe sot na nevojitet një qasje e përbashkët, një vizion afatgjatë dhe një vullnet i palëkundur për ta forcuar rolin e shqiptarëve në rajon dhe në botë”, tha Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Le të na shërbejë edhe Lezha edhe Kruja. Kruja për rezistencë, Lezha për bashkim dhe unitet dhe për diplomaci. Skëndërbeu nuk ka qenë vetëm i shpatës por dhe i politikës, i diplomacisë nga më të avancuarit e kohës”, shtoi Ali Ahmeti, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në opozitë.

Besëlidhja e Lezhës u mbajt më 2 mars 1444, në katedralen e Shën Nikollës në Lezhë.

Qëllimet e kuvendit ishin bashkimi i sa më shumë fisnikëve e principatave nga tokat që më parë në botën krishtere ishin të njohura si toka të Perandorisë së Bizantit, si dhe rimëkëmbja e Mbretërisë së Arbrit. Ky kuvend mbështetej edhe nga Papa pasi që me këtë do të ndalohej apo së paku do të ngadalësohej depërtimi i Perandorisë Osmane në Ballkan e që në vete sillte edhe fenë islame.

Kjo besëlidhje mori disa vendime. Vendimet e kuvendit ishin krijimi i një Besëlidhje Arbërore në krye me Skënderbeun, formimi i një ushtrie të përbashkët të komanduar nga Skënderbeu si kapiten i përgjithshëm dhe krijimi i një arke të përbashkët për të përballuar shpenzimet e luftës.

Të Fundit