Vladimir Bajlozi, një banor i Sukthit, tregon, se pësoi infarkt, ndaj nisi të mbledhë vitet e punës për pensionin e invaliditetit. Ai pa, se i mungonin disa vite 1985-1994, kur ka punuar si karrocier në Ndërmarrjen e Sukthit. Vladimiri iu drejtua Issh-së, arkivës në Lundër dhe sërish nuk i gjeti vitet e punës. Iu drejtua gjykatës në vitin 2021, por ende sot nuk janë zhvilluar seancat.Avokatja e denoncuesit thotë, se gjyqtari e ka dërguar cështjen për kompetencë në Gjykatën Administrative.Vladimiri u drejtua tek sigurimet në Durrës dhe një punonjëse i tha, se duhet të ishte konsultuar me juristin dhe të kishte mbaruar punë me të.Sipas saj, Isa, juristi, mund t’ia zgjidhte problemin pa qenë nevoja të shkonte gjyq, por duke paguar ryshfet.Në këto kushte qytetari mori kontakt me juristin dhe me 500 mijë lekë të vjetra, arriti të merrte vitet e punës, përfshirë diferencat e kaluara.
- +355 67 220 8888
- [email protected]