Gjykata ka dënuar me nga 25 vjet burg Faik dhe Shkëlzen Buci, babë e bir për vrasjen e Eglantina Bucit në 2012.
Vrasja u zbulua pas riaktivizimit të hetimeve në vitin 2017 ndërsa trupi i Eglantina Bucit ishte gjetur i groposur pas malit të Dajtit në vitin 2012.
Eglantina Buci në atë kohë 23 vjeçe, është ekzekutuar me një plumb në kokë dhe më pas është groposur. Ajo qe shpallur e zhdukur nga autoritetet.
Shkaqet që çuan babain dhe vëllain e saj të ndërmerrnin aktin e rëndë ka qenë mosdakordësia për vendimin për të bashkëjetuar me të dashurin e saj.
Shkëlzen Buci është arrestuar më herët si vrasës me pagesë për një ngjarje në vitin 2017 në Tiranë ku kundrejt 80 mijë eurove kishte rënë dakord të ekzekutonte një person.