49-vjeçari i rrezikshëm u arratis nga burgu i Shënkollit, arrestohen tre gardianët

Arratisja e 49-vjeçarit Daut Laze nga Burgu i Shenkollit në Lezhë ka çuar në arrestimin e tre punonjësve të këtij institucioni.

Sipas burimeve, pas përfundimit të veprimeve hetimore dhe analizimit të situatës, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka arrestuar 3 punonjës të IEVP Shenkoll.

Ndaj tyre është ngritur akuza për shpërdorim detyre, pasi në momentin e arratisjes së Daut Lazes ata ishin në shërbim dhe nuk kanë përmbushur detyrat e tyre sipas ligjit.

Pavarësisht kontrolleve dhe shpërblimit prej 10 mijë eurosh ofruar për informacion, policia nuk ka arritur ende të gjejë gjurmët e 49-vjeçarit Daut Laze.

Të Fundit