Pas aksidenti të rëndë të ndodhur ditën e djeshme në aksin “Gramsh-Porocan”, ku mbeti e vdekur Dëshira Hoxha, me status infermiere, këtë të martë, Urdhri i Infermierit të Shqipërisë ka shprehur dhimbjen për humbjen e jetës së koleges së tyre.
Dëshira Hoxha, viktima e aksidentit, ishte 43-vjeçe, nënë e tre femijëve, gjithashtu infermiere në fshatin Kabash.
“Urdhri i Infermierit të Shqipërisë shpreh dhimbjen dhe trishtimin e thellë për humbjen e parakohshme te jetës së infermieres Dëshira Hoxha, e cila u nda nga jeta pas një aksidenti tragjik.
Një profesioniste e përkushtuar, bashkëshorte dhe nënë e tre femijëve, Dëshira shërbeu për 5 vite me radhë me dinjitet, prkushtim dhe humanizëm ndaj komunitetit të fshatit Kabash, në Bashkinë Gramsh, duke lënë pas një shembull fisnik të misionit infermieror.
Në këto çaste të dhimbshme, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen, të afërmit dhe kolegët. Kujtimi i saj do të mbetet i gjallë dhe i paharruar”, thuhet në shkrim.





