43-vjeçari shqiptar po kërkonte tartuf, por gjen një kafkë njeriu!

Një 43-vjeçar shqiptar është përballur me një situatë të rëndë në zonën e Parmës në Itali teksa ishte duke kërkuar për tartuf, por në fakt ka gjetur një kafkë njeriu. Mediat italiane shkruajnë se i tronditur dhe i frikësuar 43-vjeçari shqiptar ka telefonuar menjëherë policinë, e cila pasi konstatoi faktin se kafka i përkiste një njeriu nisi menjëherë hetimet.

Karabinierët kryen një inspektim në zonat përreth duke kërkuar për veshje apo objekte të tjera. Hetimet e mëvonshme policore gjyqësore dhe teknike do të përcaktojnë shkaqet e mundshme të vdekjes dhe datën e saktë. Hetimet do të shikojnë edhe listën e personave të zhdukur në zonë vitet e fundit.

43-vjeçari shqiptar po kërkonte tartuf, por gjen një kafkë

Të Fundit