Një 43-vjeçar është arrestuar sot në Cërrik. Arrestimi i tij ka ardhur pasi 43-vjeçari ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes e cila ishte e pajisur me udhër mbrojtje.
Gjithashtu janë proceduar edhe 3 persona të tjera pasi janë konfliktuar dhe kanë goditur njëri-tjetrin me grushtë për motive të dobëta.
Njoftimi i plotë:
Komisariati i Policisë Cërrik: -arrestoi në flagrancë shtetasin A. P., 43 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje; -referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. T., 30 vjeç, M. T., 27 vjeç dhe V. Ç., 27 vjeç, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin, me grushte dhe me sende të forta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.