Policia e Vlorës ka dhënë njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në këtë qytet ku një person është gjetur i pajetë në rrugë.
“Rreth orës 17:50, në lulishten brenda ambientit të shkollës Industriale, është gjetur pa shenja jete shtetasi A. C. (D.), 41 vjeç, banues në lagjen Pavarësia, Vlorë, i cili dyshohet se vuante nga probleme shëndetësore”, bëri me dije policia.
Nga këqyrja paraprake, në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes.