400 mijë euro cash të fshehura në makinë, e pëson keq i riu shqiptar

Një shqiptar ka rënë në pranga nga policia italiane mëngjesin e kësaj të marte, pasi në makinën e tij u gjetën rreth 400 mijë euro të fshehura.

Siç shkruajnë mediet e huaja, shqiptari ishte me precedentë të mëprashëm penal. Ai kishte fshehur eurot poshtë sendiljes së automjetit.

Policia italiane zbuloi paratë e fshehura të shqiptarit gjatë një kontrolli rutinë duke shfrytëzuar edhe ndihmën e qenve “cash dog”.

Drejtuesi i mjetit është raportuar në Prokurorinë Publike kompetente Palmi.

Të Fundit