40 mijë makina ngelin në kolaudim, cilat janë problemet kryesore

Problemet në sistemin e shkarkimit  të gazrave mbetet shkaku kryesor pse makinat nuk kalojnë kolaudimin, në tentativën e parë të kontrollit.

Të dhënat zyrtare tregojnë se në 7-muaj janë testuar 167 mijë makina, ku 24 % e tyre ose 40 mijë mjete nuk e kanë kaluar këtë test.

Për drejtorinë e Transportit Rrugor, katër janë arsyet kryesore që cojnë në dështimin e kolaudimit.

Në vend të parë është sistemi i shkarkimit të gazrave me 38%, më pas vijnë mangësitë vizuale dhe funksionale, sistemi i frenimit dhe ai i drejtimit.

Pavarësisht rinovimit të flotës së makinave që përdorin shqiptarët vitet e fundit, sërish mosha e vjetër e mjeteve si dhe cilësia e naftës mbetet arsyet kryesore pse makinat ngelin në testin teknik.

Kujtojmë se këtë vit, 4500 mjete me moshë mesatare 22 vjeçare janë çregjistruar përgjithmonë. Kjo shifër është një tregues për mjetet që kanë dalë nga qarkullimi, të cilat janë rrezik aksidentesh dhe ndotje mjedisi.

Të Fundit