Një i mitur është paraqitur për mjekim në spitalin e kryeqytetit pasi dyshohet është rrëzuar teksa ndodhej në kopsht.
Policia bëri me dije se 4-vjeçari ka dyshime se është rrëzuar aksidentalisht, gjatë lojës në kopsht, me bashkëmoshatarët.
I mituri është aktualisht në kujdesin e mjekëve. Po punohet për verifikimin e plotë të rrethanave të rastit.