Policia e Shtetit ka arritur të lokalizojë dhe të gjejë dy të rinjtë që ishin larguar para 4 ditësh nga banesat e tyre në fshatrat Zvirinë dhe Leminot në Korçë.
Djali dhe vajza, të dy 15-vjeçarë, janë gjetur në kryeqytet, pas informacioneve të marra në rrugë operative nga policia e Maliqit, e cila në bashkëpunim me uniformat blu të Tiranës, ka mundur të gjejë të miturit që ishin larguar së bashku nga banesat e tyre.
Të miturit u gjetën në gjendje të mirë shëndetësore, në afërsi të një qendre tregtare në Tiranë.