Gjykata e Posaçme ka dhënë dënimin për Bruno Çobon, i ekstraduar nga Dubai për mashtrime me call centerat në vlerën e miliona eurove, dhe grupin e tij.
GJKKO ka dhënë 170 vite burg në total për 16 të pandehurit, të shpallur fajtorë për mashtrim kompjuterik dhe grup i strukturuar kriminal.
Ata përfitojnë uljen e 1/3 së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Flojera Davidhi, Irena Gjoka dhe Erjon Bani, me vendosi:
Deklarimin fajtor të të pandehurit Bruno Çobo për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”, në dëm të disa personave, e kryer në bashkëpunim të posaçëm, në formën e grupit të strukturuar kriminal, dhe dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vite burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Bruno Çobo, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 3 (tre) vite burgim.
Në bashkim të dënimeve i pandehuri Bruno Çobo dënohet me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vite burgim.
Të pandehurit Bruno Çobo i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke e dënuar përfundimisht me 8 (tetë) vite burgim.
Vuajtja e dënimit fillon nga dita e ekzekutimit të masës së sigurimit “arrest në burg” dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.
Dënimet për 15 të pandehurit e tjerë
Elisa Çaçi – 7 (shtatë) vite e 4 (katër) muaj burgim
Gilbert Pushani 7 (shtatë) vite e 4 (katër) muaj burgim
Aldo Pasku 6 vjet e 8 muaj burgim
Bruno Gjika, 6 vjet e 8 muaj burgim
Rezarta Ibrahimi (Çaçi) 6 (gjashtë) vite e 8 (tetë) muaj burgim
Valbona Abedinaj 7 (shtatë) vite e 4 (katër) muaj burgim
Erion Kastrati 7 (shtatë) vite e 4 (katër) muaj burgim
Orland Cani 6 (gjashtë) vite e 8 (tetë) muaj burgim
Florjan Bregu e 6 (gjashtë) vite e 8 (tetë) muaj burgim
Hamit Dobi 6 (gjashtë) vite e 8 (tetë) muaj burgim
Greta Gjoci (Pepa) 6 (gjashtë) vite e 8 (tetë) muaj burgim
Gjin Shelnishta e 6 (gjashtë) vite e 8 (tetë) muaj burgim
Antoneta Malo (Pepkolaj) 6 (gjashtë) vite e 8 (tetë) muaj burgim
Silvana Veliu 6 (gjashtë) vite e 8 (tetë) muaj burgim
Mojsi Zuna 6 (gjashtë) vite e 8 (tetë) muaj burgim



