Administrata Tatimore bën me dije se gjatë muajit maj 2025 është evidentuar një rritje e detyrimeve tatimore të papaguara në vlerën 4.7 miliardë lekë.
Me qëllim informimin e tatimpaguesve dhe shmangien e masave shtrënguese të panevojshme, Administrata Tatimore u bën thirrje tatimpaguesve të shlyejnë detyrimet tatimore brenda afateve ligjore!
Mospagimi në afat i detyrimeve tatimore, sipas ligjit nr. 9920/2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, ju ngarkon jo vetëm me gjoba dhe kamatvonesa, por edhe me masa shtrënguese, të cilat vështirësojnë zhvillimin e aktivitetit tuaj ekonomik.
Gjithashtu, Administrata Tatimore informon se deri në hyrjen në fuqi të ligjit për faljen e detyrimeve tatimore, si pjesë e paketës së paqes fiskale, tatimpaguesit janë të detyruar të shlyejnë detyrimet tatimore për të shmangur masat shtrënguese