4 595 punonjës të policisë së burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për 3 vite

Qeveria ka garantuar sigurim jete për 4 595 punonjës të sistemit të burgjeve për një periudhë trevjeçare, duke ofruar mbrojtje shëndetësore dhe financiare si për punonjësit, ashtu edhe për familjet e tyre.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve theksoi se ky sigurim përfaqëson jo vetëm një dhuratë e fundvitit, por edhe një angazhim të vazhdueshëm për mirëqenien, sigurinë dhe dinjitetin e atyre që shërbejnë çdo ditë në një nga sistemet më sfiduese të vendit.

Çdo punonjës i siguruar pajiset me policë individuale sigurimi jete dhe shëndeti dhe kartë individuale të sigurimit.

Mbulimi i shpenzimeve mjekësore në raste aksidenti përfshin trajtim spitalor, ndërhyrje kirurgjikale/mikrokirurgjikale, medikamente të rekomanduara, vizita dhe ekzaminime, transport mjekësor i nevojshëm.

Procedurat e përfitimit janë me garanci paraprake; Punonjësi njofton Kompaninë e Sigurimit, e cila menjëherë dërgon garancinë e pagesës pranë klinikës ose spitalit ku kryhet shërbimi si dhe me rimbursim; Në rast se shërbimet merren jashtë rrjetit mjekësor, shpenzimet rimbursohen nga Kompania e Sigurimit menjëherë pas paraqitjes së dokumentacionit përkatëse.

Drejtori i Përgjithshme i Burgjeve, Klevis Qose, shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin më të lartë për përkushtimin, profesionalizmin dhe sakrificën e përditshme të të gjithë punonjësve të Sistemit Penitenciar.

Të Fundit