34-vjetori i PS, Rama: Nuk u shmangemi përgjegjësive, brenda kësaj dekade jemi në BE

Partia Socialiste ka zhvilluar këtë të enjte festën e 34-vjetorit të krijimit të kësaj force politike. Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij ku tha se PS-ja asnjëherë nuk i është shmangur përgjegjësive, ndërsa shtoi se objektivi kryesor i këtij mandati të katërt do të jetë anëtarësimi i Shqipërisë në BE brenda kësaj dekade.

“Ky mandate vjen me një përgjegjësi më të madhe se asnjëherë tjetër, për vetë faktin se erdhi si rezultat një mbështetje më të madhe për Partinë Socialiste. Ne Asnjëherë nuk u jemi shmangur përgjegjësive që vijnë me fitoret. Kjo është edhe arsyeja kryesore se përse ne nuk lodhemi së fituari, e së ngarkuari veten me përgjegjësi e së reflektuari se çfarë mund të bëjmë më mirë.

Çdo fitore është e lidhur me një mandate besimi për të udhëhequr vendin e për të anëtarësuar Shqipërinë brenda Bashkimit Europian, brenda kësaj dekade. Ky objektiv është sa i arritshëm, po a qi vështirë, është objektiv sa i afërt aq edhe i lidhur me sa shpejt ne do të jemi në gjendje të përmirësojmë atë që duhet përmirësuar dhe të përmbushim atë që duhet përmbushur.

Nuk kemi asnjë arsye për të mos qenë besimplotë, kemi një skuadër të re me jo pak por me 83 deputetë. Më shumë se sa numri është përbërja e skuadrës, harmonizimi i eksperiencës me prurjet e reja dhe shpërndarja më e mirë e peshës në çdo territori, që i jep mundësinë kësaj skuadre të re të mbaj peshën”,-tha Rama.

Të Fundit