34-vjetori i PS, Rama: Flamuri i socialistëve e progresistëve më lart se asnjëherë

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e 34-vjetorit të krijimit të Partisë Socialiste të Shqipërisë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook Rama thotë se flamuri i socialistëve e progresistëve është ngjitur më lart se asnjëherë.

“MIRËMËNGJES
Dhe me këtë simbol të flamurit të socialistëve e progresistëve shqiptarë, që në këtë 34-vjetor të valëvitjes së tij është ngjitur më lart se asnjëherë falë 856 mijë e 177 zemrave, të cilat u bënë bashkë për Shqipërinë 2030 në BE, ju uroj gëzuar ditëlindjen e Partisë Socialiste të gjithë anëtarëve të familjes sonë të madhe politike, si edhe një ditë të mbarë të gjithë të tjerëve pa përjashtim”, shkroi Rama në Facebook.

Të Fundit