34-vjeçarja shtatzënë i jep fund jetës me armë zjarri, pas një feste familjare

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të enjten në një shtëpi në Shtërpcë, në Kosovë.

Një grua u gjet e pajetë dhe dyshohet se i dha fund jetës.

Viktima dyshohet se bëri vetëvrasje pas një feste familjare, për motive dhe në rrethana akoma të paqarta.

Bëhet fjalë për një grua 34-vjeçare, e cila bazuar në dëshminë e familjes ka qenë në muajin e katërt të shtatzënisë.

E ndjera i dha fund jetës me armë zjarri, brenda shtëpisë së tyre. Bashkëshorti i saj ka njoftuar policinë.

Policia ka kryer ekzaminimet e nevojshme në vendin e ngjarjes, ku edhe është sekuestruar arma që dyshohet se u përdor nga viktima.

Të Fundit