34 vjeçarja kryen abort dhe ndërron jetë pas disa orësh, procedohen dy mjekët në Elbasan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Elbasan. Një 34 vjeçare ka kryer abort, por pak orë më vonë e reja, Etleva Culhaj ka shfaqur komplikacione dhe është dërguar menjëherë në spital, ku edhe ka humbur jetën.

Si pasojë janë proceduar penalisht dy mjekët e maternitetit të Elbasanit për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.

Njoftimi i Policisë:

Një shtetase 34 vjeçe është paraqitur në ambientet e Maternitetit të Elbasanit, ka kryer një procedurë aborti dhe më pas është larguar në banesë.

Rreth orës 18:00 të së njëjtës ditë, dyshohet se për shkak të komplikimeve të gjendjes shëndetësore, kjo shtetase ka njoftuar shërbimet e ambulancës, të cilat e kanë transportuar atë në Maternitetin e Elbasanit, ku kjo shtetase ka humbur jetën.

Për këtë rast, oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan kanë iniciuar procedimin penal për shtetasit A. P., 56 vjeç dhe B. Gj., 60 vjeç, mjekë në Maternitetin e Elbasanit, për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.

Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rast.

Të Fundit