32-vjeçarja mashtron të riun, i merr lekët për t’i rregulluar mobiliet dhe zhduket

Policia e Tiranës kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur një procedim penal në gjendje të lirë ndaj shtetases A. D., 32 vjeçe.

Sipas njoftimit zyrtar, ajo dyshohet se “i ka marrë një shumë parash një 30-vjeçari, nëpërmjet mashtrimit, me pretendimin se do t’i kryente disa punime për mobilimin e banesës së tij”.

Hetimet për këtë çështje vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë, ndërsa autoritetet bëjnë thirrje për të denoncuar raste të ngjashme mashtrimi që mund të kenë ndodhur nga të njëjtët persona apo të tjerë.

Të Fundit