32-vjeçarja martohet me ChatGPT: Më kupton më mirë se burrat e vërtetë

Një 32-vjeçare nga Okayama, Japoni, ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare pasi organizoi një ceremoni martese me partnerin e saj digjital, të krijuar përmes ChatGPT dhe të quajtur Lune Klaus. Ceremonia u zhvillua me të ftuar, betime dhe “dhëndrin” të përfaqësuar nga një smartphone.

Sipas Reuters, gruaja u lidh emocionalisht me chatbot-in pas një ndarjeje të vështirë, duke thënë se ai e dëgjonte, e kuptonte dhe nuk e gjykonte.

“Ai është i sjellshëm dhe gjithmonë më dëgjon. Për mua, kjo është dashuri e vërtetë,” ka deklaruar ajo.

Ndërsa rasti ka hapur debate për varësinë nga inteligjenca artificiale dhe kufijtë e marrëdhënieve njerëzore, 32-vjeçarja këmbëngul se bëhet fjalë thjesht për “një formë të re dashurie”, që ekziston mes njeriut dhe teknologjisë.

Të Fundit