300 vende vakante në Policinë e Shtetit, nis testimi për Akademinë e Sigurisë

Ka nisur sot në Pallatin e Brigadave testimi për aplikantët në Akademinë e Sigurisë.

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka publikuar pamjet nga salla teksa shkruan se 714 aplikantë konkurrojnë për 300 vende vakante në Policinë e Shtetit

“I gjithë procesi monitorohet nga kamerat dhe korrigjimi i testit do të bëhet me #Scandron, në prezencë të vetë aplikantëve, për të garantuar transparencë maksimale”, thotë Çuçi

Më tej Ministri i Brendshëm thekson se këto vite në Policinë e Shtetit janë afruar rreth 3 mijë të rinj duke ulur ndjeshëm moshën mesatare të efektivëve.

“Do ta ruajmë këtë trend dhe do të ecim me shpejtësi në këtë korsi për të arritur te mesatarja e vendeve të BE-së, si dhe do të vijojmë rrugën e pakthyeshme për të modernizuar më tej Policinë e Shtetit përmes investimeve në teknologji. Kapacitetet dhe profesionalizmi i punonjësve të Policisë do të barazohet me atë të partnerëve tanë europianë”, përfundon reagimin e tij ministri Çuçi.

Të Fundit