30 vjet pa ujë të pijshëm, banorët e fshatit në Maliq dalin në protestë

Banorët e fshatit Zvezdë të Maliqit kanë dalë të dielën në protestë. Prej 30 vitesh ky fshat është pa ujë të pijshëm ndërsa se fundmi po investohet në një ujësjellës.

Banorët ankohen se punët po bëhen “pa radhë”, pasi ende ky fshat vuan për mungesën e kanalizimeve të ujërave të zeza ndërsa punimet e ujësjellësit të ri, sipas tyre, janë skandaloze dhe pa cilësi.

Gjithnjë sipas tyre, asnjë përfaqësues i pushtetit vendor nuk ka ardhur te dëgjoje ankesat e tyre ndërsa kanë frikën se pavarësisht investimit, do të ngelen përsëri pa ujë, për shkak të punimeve të dobëta.

Të Fundit