30-vjeçarja braktis fëmijët e mitur në Durrës, burri bën denoncimin në polici

Një qytetar ka denoncuar bashkëshorten e tij në policinë e Durrësit

Sipas burrit, gruaja e tij, 30 vjeçarja me iniciale Xh.T është larguar nga banesa që prej datës 17 shkurt, duke braktisur edhe 3 fëmijët e tyre të mitur.

Për rastin, policia ka referuar materialet ne prokurori.

“Referuan materialet në Prokurori, pasi ka kallëzuar shtetasi E. T., se më datë 17.02.2026, bashkëshortja e tij, shtetasja Xh. T., 30 vjeçe, është larguar nga banesa dhe ka braktisur 3 fëmijët e tyre të mitur”, njofton policia.

Të Fundit