TIRANË
Në debate të ashpra janë përfshirë në këtë seancë plenare, ish kryeministri Sali Berisha dhe kreu i grupit të PS, Taulant Balla.
“Fokusi kryesor i qeverisë dhe Kuvendit duhet të jetë në mbështetje të këtij sektori jetik për ekonominë. Me të ardhurat që sjell, unë mendoj se jemi të gjithë të vetëdijshëm që në një kohë të shkurtër mund të jetë destinacion i ofertës turistike.
për të mos hyrë në debat me parafolësin që nuk bëri asgjë në dobi të turizmit në vend, dua të jap një të dhënë, 2022 do të jetë kulmi historik i vizitorëve që do të hyjnë në Shqipëri, jam shpresë plotë se do kapim 7 mln turistë në 2022.
Kryesore mbeten investimet në turizëm, tarifat që rivendosi qeveria e parafolësit janë zhbërë tërësisht, duke e bërë Shqipërinë, më të lirë në fluturime.
Të mos harrojmë edhe alpet, te të cilat vije dhe do mbahesh mend si njeriu që valbonën e shfrytëzove për leje hec-sh, por falë Zotit, sic thotë edhe Luli Tropoja është sot në drejtimin e duhur.
30 vite nuk vure një pllakë në Bajram Curr, të ftoj të shkosh në Tropojë e të shohësh transformimin e atij qyteti, nga si e gjetëm në 2019.
Do mbahesh mend për lejet e HEC duket dëmtuar Alpet. Alpet janë sot pasuri kombëtare, një gjë që duhet ta kishe bërë ti, po e kishe mendjen gjëkundi se kishe atë që të shiste lejet e licensave e di ti për kë e kam, ai që të futi në të gjitha horrllëqet që nga Gërdeci, e gjithë pisllëqet e tjera. Ti dhe Luli jeni vëllezër siamezë sepse në të gjitha horrllëqet e keni emrin bashkë.
Tha zotëria se kjo qeveri s’ka zbatuar ligjet e këtij vendi. E vetmja është afera e rrugës së kombit, ku Basha në këtë foltore tha se janë zbatuar ligjet britanike, dhe e vërteta është se në atë aferë basha me fajin tënd i shpëtoi drejtisisë për shkak të afatit.
KLSH e pati gjetur fajtor Lulzim Bashën, nëse vijmë në aferat e tjera, përfshi 21 janarin, ka një akuza për ty Sali se urdhrin për të qëlluar e ke dhënë ti. Dil këtu edhe sqaroje. nëse doni të përballeni, bujrum përballemi.
Ramës, t’i i vjen te fundbarku i kalit të Skënderbeut, ai ka vënë një standard në politikë, i vetmi që s’ka marrë në mbrojtje askënd, bëje edhe ti, bëhuni burra e respektojeni këtë standard.