Në 24 tetor 2023 trasmetuam denoncimin e një qytetareje ndaj zonjës Lumturie Gjana, mësuese kuzhine në AKPA. Qytetarja i kishte dhënë 8850 euro për dy pasaporta bullgare. Prej 9 muajsh zonja Gjana vetëm e mashtronte qytetaren, duke mos i dhënë as paratë e as pasaportat.Një tjetër denoncim ka ardhur me premtimin e pajisjes me pasaportë bullgare nga shtetasi Blerim Daci. Denoncuesi tregon, se ka dhënë 15 mijë euro dhe do të jepte edhe 15 mijë të tjera, kur të merrte pasaportën.Pasi mori shumën, Blerim Daci nuk u përgjigj më, ndërsa në skenë hyn babai i tij, Hashim Daci, që me anë të një deklarate, pranon borxhin në vlerën 10 mijë euro.Për kthimin e parave u shtynë afatet shumë herë e data e fundit ishte 30.11.2023.
Për kthimin e parave të tij, pasi nuk u pajis dot me pasaportë bullgare, qytetari kontakton sërish të atin e atij që e mashtroi, Hashim Dacin. Ky i fundit, as që e mban mend datën, kur duhet të kthejë shumën.Pas afatit përfundimtar, qytetari e takon sërish Hashimin, i cili shpik justifikimin e radhës, duke thënë, se po pret shitjen e një makine, që të ketë edhe paratë. Dhe sigurisht, si në rastet e tjera të mashtrimit, paratë nuk u kthyen kurrë.