3 vjet nëpër zyra për një apartament që ishte i vëllait, ja si e fitoi më në fund me letra

Jemi në fshatin Poshnje të Dimalit, pasi Bejze Kaso thotë, që ka tre vjet, që nuk po merrcertifikatën e pronësisë për apartamentin e vëllait, nga i cili ka prokurë. Në vitin 2022 ajo bën aplikim përmes noteres së Beratit Natasha Dervishi. Pas aplikimit merr përgjigjen, që duhet plan rilevimi, të cilin e con, por sërish nuk merr zgjidhje. Noterja Dervishi në Berat thotë, se ka bërë disa herë aplikimin, por problemi ka ngecur te plani i rilevimit, që nuk përputhet ai në letër me atë në terren. Në Kadastër na thanë, se plani i rilevimit, duhet të jetë me 50 metra katror, sic është apartamenti.Ne morëm takim me inxhinierin Ingrid Shkëmbi, i cili tha, se ka shumë raste të tilla, pasi matjet e mëparshme kanë qenë gabim dhe ndryshon fakti me letrat. Por ai premtoi të bënte një tjetër plan rilevimi, pa pagesë shtesë.Pas gjithë këtyre hapave, zonja Bejza Kaso na njofton, se mundi të marrë certifikatën e pronësisë pas 3 vjetësh sorollatje.

Të Fundit