Pronari i kopështit privat, ku ndërroi jetë fëmija 3-vjeçar ka deklaruar sot se ngjarjen e rëndë e ka mësuar nga stafi pasi nuk ka qenë në Fier atë ditë.
Në një lidhje në news 24 ai tha se se çerdhja është e monitoruar nga kamerat, por ato s’janë të vendosura në të gjitha ambientet.
“Ditën e premte s’kam qenë fare në Fier. Unë di aq sa është deklaruar edhe nga ana ime në polici. Kam mësuar për ngjarjen e kam mësuar me shpejtësi. Njoftimin e mora nga stafi. Çerdhja është e monitoruar nga kamerat, por kamera s’kam në të gjitha ambientet. Jam në ambientet e policisë dhe nuk mund të flas më”, tha pronari i kopshtit.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi disa ditë më parë në Fier. Sipas grupit hetimor i mituri ka qenë i veshur me xhup. Ai ka shkuar te varësja e rrobave për të marrë çantën dhe kapuçi i xhupit ka ngecur te varësja dhe është mbytur.