3 vetëvrasje brenda 24 orëve janë regjistruar në qytetin e Korçës. Vendimin fatal për t’i dhënë fund jetës e kanë marrë gra të ndodhura në situata të vështira ekonomike apo gjendje të rënduar psikologjike, të cilat sipas të dhënave zyrtare nuk kishin kërkuar ndihmën e specialistit.
Rritja e numrit të vetëvrasjeve u atribuohet me se shpeshti faktorëve ekonomikë dhe socialë.
Specialistët bëjnë thirrje për ndërtimin e mekanizmave që të parandalojnë sjelljen vetëvrasëse, e cila ka ndikim ekonomik dhe social të konsiderueshëm.Dje një 67-vjeçare ndërmori aktin ekstrem ne qytetin juglindor. Një ditë më parë një 49 vjeçare i vuri flakën vetes në shtëpi ndërsa ndërsa një 62-vjeçare i dha fund jetës duke pirë fostoksinë.