Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet, ku një vajzë 16-vjeçare është dhunuar nga 3 djem të cilët tentuan më pas ta digjnin me benzinë.
Dy prej të rinjve të përfshirë janë arrestuar nga forcat e Komisariatit Nr.2 të Policisë së Tiranës. Ata janë Enea Hoxha dhe D.M. 17 vjeç. Ndërsa në kërkim është Ardit Çela 25 vjeç. Ky i fundit ka qenë edhe i dashuri i vajzës 16-vjeçare.
Nga burime mësohet se adoleshentja bashkëjetonte me 25-vjeçarin Çela. Ky i fundit, së bashku me dy shokët e tij Enea Hoxha dhe D.M. 17 vjeç e dhunuan 16-vjeçaren dhe tentuan ta digjnin me benzinë në një pallat.
Shkaqet e ngjarjes janë të paqarta.