29-vjeçari përplas qëllimisht me makinë çiftin e bashkëshortëve pas konfliktit, shpallet në kërkim

Policia e Fierit shpalli në kërkim një 29-vjeçar i cili përplasi qëllimisht me automjet një çift bashkëshortësh në këtë qytet.

Sipas policisë, shtetasi F. Ç., 29 vjeç, banues në Fier, ka përplasur qëllimisht me automjetin e tij shtetasin S. N., 45 vjeç, dhe bashkëshorten e tij, shtetasen E. N (M)., 35 vjeçe, me të cilët ka pasur një konflikt të mëparshëm.

“Po nga këta specialistë u shpall në kërkim shtetasi F. Ç., 29 vjeç, banues në Fier, pasi ka përplasur qëllimisht me automjetin e tij shtetasin S. N., 45 vjeç, dhe bashkëshorten e tij, shtetasen E. N (M)., 35 vjeçe, me të cilët ka pasur një konflikt të mëparshëm. Po punohet për kapjen e tij”, bëri me dije policia.

Të Fundit