28-vjeçarja vjedh makinën e turistit serb në Durrës

Një vajzë 28-vjeçare ra në prangat e policisë së Durrësit, pasi vodhi një automjet. Në një njoftim të shkurtër për mediat, policia thotë se ajo i vodhi makinën një turisti nga Serbia.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasen V. B., 28 vjeçe, banuese në Kavajë, pasi i ka vjedhur automjetin shtetasit B. S., 40 vjeç, banues në Serbi”, thuhet në njoftim.

Të Fundit