STOP – EMISIONI 69 (SEZONI 2)

Paskuqan, Rruga Demokracia si pëlhura e Penelopës.
Në datën 2 nëntor 2016 kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu përuroi nisjen e punimeve të rrugës “Demokracia”. Ky projekt parashikohej t’i jepte zgjidhje një prej zonave më problematike. Por punimet nuk kanë nisur as në lotin e dytë dhe as në të tretin e kësaj vepre.Përgjegjësi i territorit në Bashkinë e Kamzës Armir Zere thotë, se ankesa e njërit prej operatorëve, që kanë marrë pjesë në tender, është bërë shkak i ndërprerjes së punimeve. Por sapo ky ngërc të zgjidhet, do të rifillojë dhe puna për rrugën…

Shkolla e Rov Maliq e harruar nga të gjithë.
Në nisje të vitit shkollor 2016-2017 kushtet në shkollën Rov në Maliq, nuk të bëjnë të mendosh, se je në një institucion, ku jepen dije. Por administratori i njësisë administrative Pojan vijon të thotë, se situata skandaloze është për shkak të pushtetit të mëparshëm, duke harruar se zgjedhjet lokale u zhvilluan në qershor 2015…

Të Fundit