Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 24-vjeçar të shpallur në kërkim.
I riu me iniciale R.H, banues në Durrës ishte shpallur në kërkim për vjedhje.
Sipas policisë, dyshohet se 24-vjeçari mëdatë 04.09.2024, ka vjedhur në banesën e motrës së tij, një shumë parash dhe bizhuteri.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.