22 vite punë në Itali, por pa përgjigje nga ISSH – Çfarë po ndodh me vitet e sigurimeve?

Admirim Sada tregon, se ka një muaj, që ka ardhur në Shqipëri, për të mbledhur vitet e punës, në mënyrë, që t’i bashkojë me ato në Itali dhe t’i ketë gati për momentin e daljes në pension në shtetin fqinj, ku jeton e punon prej 22 vjetësh. Admirimi i ka dorëzuar me postë në ISSH vitet e punës për vete dhe bashkëshorten, që nga data 15 janar, por nuk ka marrë përgjigje.Gazetarja e “Stop” vuri në dijeni Institutin e Sigurimeve Shoqërore dhe vetë drejtori Astrit Hado, tha, se sapo Italia të ratifikojë marrëveshjen, këtë punë, që po bën qytetari, do ta bëjnë vetë institucionet përmes komunikimit mes tyre.

Të Fundit