“2000 € të të heqim fotot intime në TikTok”- Shantazhuan 40-vjeçaren, arrestohen

Dy shtetas janë arrestuar në Gjirokastër pasi kanosën një shtetase për t’i dhënë 2000 euro në këmbim të fshirjes së disa foto intime nga rrjeti social “Tik Tok”.

Në kuadër të hetimeve, u arrestuan në flagrancë shtetasit A. Xh., 45 vjeç dhe A. L., 25 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprat penale “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, të kryera në bashkëpunim.

Hetimet kanë zbuluar se dy të arrestuarit kanosën viktimën përmes celularit, duke i kërkuar shumën e 2000 eurove për të fshirë foto intime të saj nga “Tik Tok”.

Pas finalizimit të veprimeve hetimore, materialet janë dorëzuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.

“Nga veprimet hetimore të kryera nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, dyshohet se këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur nëpërmjet celularit, një 40-vjeçare, për dhënien e shumës 2000 euro, që të fshinin disa foto intime të saj, nga rrjeti social “Tik Tok”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të Fundit