Veç taksës së fjetjes, për apartamentet me qira ditore do të paguhet edhe një “taksë e sheshtë”. Ajo do të jetë 20 euro në vit për çdo krevat, në fazën fillestare, dhe do të rritet në 50 euro në vit, sipas skenarit të zhvillimit të turizmit.
Kush jep apartamente me qira ditore, veç taksës së fjetjes do t’i paguajë shtetit edhe 20 euro në vit për çdo krevat që ka në formën e një “takse të sheshtë”. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit planifikon në varësi të zhvillimit të turizmit, “detyrimi për çdo shtarat” të rritet në 50 euro çdo vit.
“Kjo tregon se ti nuk po ngre dot struktura për vjeljen e taksave dhe po kërkon t’i marrësh ato në një formë apo tjetër”, tha per media Zak Topuzi.
Nga taksa e sheshtë që nuk do t’i ngarkohet hoteleve apo bujtinave, por vetëm apartamenteve me qira ditore, shteti planifikon të mbledhë rreth 14.5 milionë euro. Në total bashkë me taksën e fjetjes. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit vlerëson se do të arkëtohen mbi 85 milionë euro.
“Ju e disi se sot “Booking”, pas kërkesave tona po mbledh taksën e TVSH të shtetit për atë që nuk është i regjistruar në sektorin e akomodimit dhe po ja kthen Shqipërisë. Nuk është normale, pasi konkurrenca e pandershme po dëmton rëndë sektorin”, tha kryetari i Shoqatës së Hoteleri-Turizmit, Zak Topuzi
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit përllogarit se deri në vitin 2030, taksa e sheshtë 20 apo 50 euro në varësi të ecurisë së sektorit do të aplikohet mbi gati 300 mijë shtretër në apartamente me qira ditore nga 176 mijë aktualisht.
“Kemi rreth 30 mijë subjekte AirBnb jashtë sistemit që janë të zhytur në informalitet. Vështirës e kjo taksë mund të gjej gjejë zbatim”, u shpreh Topuzi.
Për të rritur të ardhurat dhe për të formalizuar sektorin e akomodimit, do të ngrihet një Task-Forcë për frenimin e ekonomisë informale, e cila do të identifikojnë strukturat e paregjistruara dhe gjobisë ato.