Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm (5 Shkurt), pasi mjegulla shkaktoi aksidente në autostradën A22, ku një drejtues kamioni humbi jetën në një përplasje që ndodhi në orën 11:55 në zonën e Modenës.
Në aksident u përfshinë me dhjetëra makina. Sipas raportimit nga ANSA, deri më tani raportohet për të paktën 25 të plagosur.
Ata janë transportuar drejt spitaleve më të afërta. Disa prej të plagosurve mësohet se kanë pësuar dëmtime më të rënda.
Në një tjetër aksident të ndodhur rreth orës 11:55, po në të njëjtën autostradë, humbi jetën në kamionist. Në këtë rast, në aksident u përfshinë dy kamionë.