2 muaj sorollatje në prokurori! Pas denoncimit në ‘Stop’, merr më në fund makinën

Ylber Djerri nga Thethi, është drejtuar në “Stop”, pasi në muajin korrik ka bërë një aksident. Ai tregon, se duke lëvizur në Shkodër, në rrethrrotullim, në kah të kundërt, një bicikletë i përplaset para makinës së tij. Ylberit i sekuestrojnë mjetin, që nuk e merr prej dy muajsh, edhe pse janë pamjet filmike dhe aksidenti është i qartë. Ka bërë dy kërkesa në prokurori dhe ende s’ka marrë asnjë përgjigje. Problemi i Ylberit është, se jeton në Zvicër dhe i duhet të largohet, por duhet të marrë makinën me vete.Pas interesimit tonë në prokurori, Ylberi na telefonon, për të na thënë, se arriti ta marrë makinën e tij.

Të Fundit