Institucionet publike kanë kryer shkelje financiare të cilat i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 2 milionë eurosh. Shifra del në një raport të brendshëm të ministrisë së Financave për vitin 2024.
Në kontrollin fnanciar, ministria gjeti 7,256 procedura me shkelje, devijime në sistemet e administrimit të pronës publike, prokurimeve, pagesave, shpërblimeve, menaxhimit të aseteve dhe sistemit të tatim-taksave, si dhe në fusha të tjera përkatëse të veprimtarisë së njësive publike.
Auditimi i brendshëm luan një rol të rëndësishëm në identifikimin e parregullsive që mund të sjellin pasoja financiare për institucionet publike.
Konkretisht dëmi i gjetur në sistemin tatim-taksa është rreth 620 mijë euro në tatim-taksa, në paga e shpërblime 185 mijë, në prokurim blerje dhe investime 170 mijë, në administrim prone dhe pasuri dhe 150 mijë euro në privatizime, shitje dhe qiradhënie.
Për vlerën e efektit negativ të shkaktuar është kërkuar rikuperimi i shumës dhe ndjekja e arkëtimit deri në zhdëmtimin e plotë.
Këto gjetje tregojnë për nevojën e forcimit të mekanizmave të kontrollit dhe të llogaridhënies në administratën publike