2.5 metra i gjatë, krijesa gjigante shfaqet në një plazh australian

Një krijesë deti e rrallë dhe e ngjashme me alienët është shfaqur në bregun e një plazhi të njohur australian, duke lënë turistët të habitur.

Bisha, e njohur si një peshk dielli i oqeanit, u gjet nga turistët në grykën e lumit Kennett në bregun jugperëndimor të Victoria. Cath Rampton dhe burri i saj Tom, të cilët janë të dy veterinerë, thanë se u tronditën kur hasën në peshkun e madh, të cilin asnjëri prej tyre nuk e kishte parë më parë.

“Ne po ecnim dhe pamë këtë gungë të madhe në rërë,” i tha Rothman Geelong Advertiser. “Nuk kam parë kurrë diçka të tillë më parë. Dukej si një alien nga larg

Ky peshk dielli u vlerësua të ishte rreth 2.5 metra i gjatë dhe peshonte disa qindra kilogramë. Peshqit e diellit mund të rriten deri në 3 m të gjatë, 4.2 m të lartë dhe të peshojnë deri në 2.5 ton.

Të Fundit