Prokurorja e Korcës Vasjana Apostoli, ka lëshuar sot urdhër-arrest për të renë Kejsi Spaillari, e cila akuzohet për vrasje në bashkëpunim të partnerit të saj Antonio Karafili në 14 qershor 2018 në pyllin e Voskopojës. Ngjarja e rëndë është ndjekur e zbardhur nga emisioni “Stop”, megjithë manipulimet, që iu bënë nga ekspertët mjeko-ligjorë e disa prokurorë rresht.Në fund të tetorit 2020, transmetuam rastin e servirur si vetëvarje e të riut Antonio Karafili. Personi, që e pa për herë të fundit në jetë Antonion, ishte e dashura e tij, Kejsi Spaillari, 17 vjeç nga Korça.Ajo tregoi, se atë ditë rreth orës 17:00 janë takuar me xhaxhain e saj dhe djalin e xhaxhait, për të sqaruar një sherr. Debati u mbyll dhe Antonio e Kejsi shkuan në Voskopojë tek lokali i prindërve të Antonios. Në këtë moment, Kejsi kujton, se Antonio i bëri skena xhelozie, duke hedhur dyshime, se ajo kishte një lidhje tjetër. Ata u ndanë dhe rreth orës 20:00 të mbrëmjes dhe Kejsi me të ëmën dhe vëllain e të dashurit, u ngjitën për në Voskopojë.Ajo, që dukej qartë, se ishte vrajse dhe jo vetëvrasje, u mbyll si cështje nga prokurorja Oli Visi dhe më pas Odeta Todorrushi.Provat dhe detajet e sjella nga “Stop”, provuan dyshimet e familjarëve, se djalit të tyre i është marrë jeta nga partnerja e tij Kejsi Spaillari dhe i dashuri i saj, bletërritësi 65 vjecar Rexhep Vathi.Pas shumë transmetimesh dhe marrjes së të gjitha provave e dëshmive, pas eksperimentit, që tregoi, se 18 vjecari nuk mund të ishte varur, sot edhe organi i akuzës zbardhi të vërtetën, për të sjellë sadopak paqe në shpirtrat e prindërve të të riut.
