Ministrja e Arsimit, Evis Kushi komentoi ditën e sotme plagosjen me armë zjarri që ndodhi pak ditë më parë pranë një shkolle në Laç.
Ministrja tha se ajo që ndodhi ishte një shqetësim i madh mirëpo ngjarja nuk ndodhi brenda shkollës. Sidoqoftë, ministrja shton se edhe pse nuk ka ndodhur brenda, ato i trajtojnë këto raste me specialistë.
“Është shqetësim shumë i madh për ne, nuk ka qenë brenda shkollës. Edhe pse nuk ka qenë brenda, ne trajtojmë edhe raste kur fëmija dhunohet nga prindi për shembull. Ne ngremë grupe pune për ta ndjekur.
Në rastin konkret çështja po ndiqet nga Policia, ndërkohë që ne po vazhdojmë punën tonë me punonjësit psikosocial, me prindërit, në mënyrë që nxënësi të kthehet në sjellje normale dhe ne të punojmë me të. E para në shkollat tona është mirëqenia”- tha Kushi.